Pas vendimit të çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti Meta, ka reaguar edhe kreu i OSBE, Miroslav Lajçák i cili kërkon që zgjedhjet të mbahen brenda kuadrit ligjor që përcakton kushtetuta.
Sipas kushtetues afati maksimal ligjor i mbajtjes së zgjedhjeve është 30 qershori, ndërkohë që presidenti Meta e çdekretoi këtë datë që e kishte miratuara më herët.
Meta firmosi të hënën Live çdekretimin e zgjedhjeve por nuk vendosi një datë për mbajtjen e ardhshme të tyre deri në arritjen e një marrëveshje mes palëve.
Lajçák shprehu shqetësimin se zhvillimet më të fundit në Shqipëri, mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të sjellin një kolpas në funksionimin e institucioneve shtetërore.
Ai u bën thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.
Lajçák theksoi se pret nga udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar.
Ai gjithashtu shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me situatën e saj, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe do të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishëm.