Prej 2 diësh situata e keqe e kushteve meterologjike ka shkaktuar defekte ne disa zona të Shqipërisë, e sidomos në jug . OSHEE tregon pamjet e dëmeve të shkaktuara përmes një postimi në Facebook.
“Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.
Fotot dhe video paraqesin pasojat e dëmeve, konkretisht në Nartë, rrëzuar shtylla, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë (pranë Havana), Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë kemi probleme në kabinën “Resulaj”, gjithashtu fshatrat Bolene dhe Vranisht.
Aktualisht brigadat e avarive OSHEE Vlorë pasi morën masat tekniko-organizative janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti.” shkruan OSHEE.
#VloraVijon beteja me motin dhe pasojat mbi rrjetin⚡️Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e…
Publiée par OSHEE sur Mercredi 13 novembre 2019