Nga Akil Ylli
O onaaan, o naaan, o nan! Kuuukuuu, kuuuku! Lexova nje lajm, ku njoftohej, qe dy nenkryetaret e dy partive me te medha opozitare, respektivisht Spaho e Vasili, kishin bere nje padi penale, ndaj kryeministrit. Ooo Zot, o Zooot! “Parad” gjigande e demences! Mallkova veten, perse rastesia ma krijoj mundesine, qe te lexoja kete autoçertifikim budallallekut! Megjithate mendoj, qe perdiçka vlen. Me pase diçka ne dore, e kisha gdhende ne pllake permbajtejen, si urdhnimet e Perendis dhe e kisha vendos, mbi deren e hyrjes, ne Fakultetin Juridik.
Ju kerkoj falje paradhanje, per ndoshta riperseritjen e tepruar te psheretimave, por me sherbejne si “valvola shkarkimit ne kete rast, perndryshe plasi.
Sapo lexova rreshtat e pare, ooo nan, o nan, me kapen tik-et nervor. Ne mendje me vajti, te shkoj e t’lidhem per ndonje shkemb, si Prometeu, ngaqe, me zuri frika, se nuk perballoja dot kete shok, dhe papritmas, ne marri e siper, mund te dilja rrugve duke uleritur. Por shpejt u kujtova, qe shkembin me te afert e kisha 40 kilimetra larg dhe u terhoqa. Vendosa te loz kumar me rrezikun.
Sikur ta kisha bere une, ate padin, natyrisht, nuk do te skandalizohej askush, sepse kjo bote eshte e mbushur me budallenj dhe une nuk jam askushi, por kur kete nisme e kane marre, dy, nga kater “buajt”, qe “terheqin” dy “qerret” e opozites, at’here gjithçka eshte komplet ndryshe. Ne loje, hyjne fatet e Shqipnis. Ndersa, a kane ndryshim, mes buajve dhe kesaj dyshe, pa piken e dyshimit, kisha me thane, pak. Vetem ndryshim fizik! Vizualisht, buajt i ngjajne buajve, ndersa dyshja, pak a shume, i ngjan njeriut. Ne fakt, tashti qe po kujtohem, kane dhe nje ndryshim tjeter. Ate qe: Ba me tu turr buajt, gjej vrime ku te futesh, ndersa po tu turr dyshja, te ha mun!
Mandej dhe sikur te teorizosh, qe kjo lajthitje, mund te jete si pasoje e lodhjes, ngaqe terheqin barren e rende te “qerreve”, perseri kjo teori nuk qendron. “Mullari” qe terheqin ata e ka peshen specifike, ne minimumim e mundshm, afer zeros, ngaqe ngarkesa eshte e gjitha: Komplet me kokboshe!
Le ti shohem ne hollsi, “xhevahiret”, qe keta dy “karajfila”,i konsiderojne shkelje penale. O i ziu une, o i ziu une! Ne ate “Manifest idiotsie”, kryeministri akuzohej per kanosje per shkak te detyres (Oooo pik e zeze) ndaj dezortor Nuhut, meqe e kishte quajtur horr. Edhe po te pyetesh nxenesit e tetvjeçares, ndoshta dhe nje cikel me poshte, qe a konsiderohet kanosje fjala horr, me perjashtim te ndonje katershalaci, qe nuk do te hapte gojen, me siguri do te ishin pergjigjur, qe kjo fjale nuk ka lidhje fare me kanosjen. Mendoj, duhet te jete diçka, mes sharjes dhe ofendimit. Po hajde mbushja mendjen “karajfilave tane se? Mallku qofte, kush na i dha per hise!
Kanosje per shkak te detyres thone. Ndiiiiihme, buurraa! Po cilen detyre o “buaj”!? Po polic Nuhu e ka braktis detyren ka here dhe ka ndruarr zanat: Nga oficer policie, ne shpifes profesionist! Ai ndodhet jashte, o te luajtur menç, qe po na lozni menç! Kukuuu, o Perendi, bane anderr!
Po ndalen ketu e nuk po e zgjas me, t’ju rrefej akuzat e tjera, sepse kam pershtypjen, qe zgjatem me teper, se ç’eshte e nevoshme per nje shkrim. Pastaj e di, qe e keni vet parasysh, qe ndryshojne vetem nenet, por jo shkalla e marris. Ajo qendron e njejte! Arsyeja tjeter, qe shtyn ta mbyll, lidhet me friken qe kam, se mos padasht, behem shkak per ndonje fatkeqsi. Mire se une ja hodha, po si dihet, dikush me sensibel se une, prite Zot, e peson keqas.