Lionel Messi nënshkruan marrëveshje me Inter Miami me vlerë 60 milionë dollarë në sezon e vlefshme për dy vite e gjysmë.
Argjentinasi që u prezantua sot me fanellën e klubit të ri do të mbajë numrin e tij 10 në Inter Miami.
Messi refuzoi ofertën për tu kthyer te ish klubi i tij Barcelona, ndërsa në mesin e ofertat rreth tij ishte edhe ajo e Al-Hilal në Arabinë Saudite, të cilët ishin gati t’i paguanin atij rreth 500 milionë euro (562 milionë dollarë) në vit.
Por Lionel Messi ka preferuar të nënshkruajë marrëveshje me Inter Miami, ku do të fitojë 53 milionë euro (60 milionë dollarë) në sezon, e vlefshme për dy vite e gjysmë.
Por si pjesë e kontratës së tij, Messi do të marrë një paketë kompensimi që përfshin një pjesë të të ardhurave të Apple TV të gjeneruara nga MLS Season Pass, si dhe një pjesë të fitimeve të Adidas nga mbërritja e tij në MLS.
Messi do të drejtohet nga ish-trajneri i tij i Argjentinës dhe Barcelonës, Gerardo Martino.
Gjatë dy viteve të tij me PSG-në, Messi shënoi 32 gola në 75 paraqitje pasi iu bashkua klubit sapo u largua nga Barcelona në vitin 2021. /Telegrafi/