Në media prej disa ditësh bëjnë xhiron deklaratat tuaja të pasurisë. Vila me sipërfaqe të bollshme, makina lukoze, llogari në të gjitha bankat e vendit, llogari jashtë vendit. Dhe këto vetëm pasuri si e zeza mbi të bardhë. Se ato të zezat mbi të zezë t’i plasin akoma më keq sytë.
Në fillim si të babëzitur u frytë, ndërsa tashmë i keni hyrë me kokë bisturisë. Kërma! Hiqni barkun, tendosni rrudhat, dhe fryni akoma më shumë turinjtë, se kështu ju shkon.
Kërma, kur i bëni të gjitha këto pazare në moçalin tuaj, të paktën sot mos u fusni në mesin e fëmijëve të botës, kur keni parë vetëm b…tuaj. Kërma në gjithë këto vite e keni zhvatur Shqipërinë dhe fëmijët e këtij vendi i keni lënë me gisht në gojë, ose i keni degdisur rrugëve të botës.
Kërma, është hipokrizi e madhe t’ju uroni fëmijëve festën e 1 Qershorit, kur çdo ditë u ofroni blozë në ajër, po i mbysini me ushqime toksike, dhunë në familje, më shumë drogë dhe krim.
Kërma ju nuk dini të ndaleni, era juaj nuk ndalet…Dhe sot të njëjët gjë bëtë./Pamfleti