Pas letër porosisë së belgëve lidhur me dosjen “Toyota Yaris”, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon “ok” e gjykatës që të marrë në pyetje kredemokratin Lulzim Basha.
Seanca është duke u zhvilluar tek Krimet e Rënda e drejtuar nga Luan Hasnezirin, e cila përkon me të njëjtën ditë kur opozita do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare.
Pak ditë më parë, ministria e Drejtësisë përcolli letër porosinë e belgëve për të marrë në pyetje 10 persona, mes tyre edhe kryedemokratin.
Hetimi për “Toyota Yaris” ku u sollën nga Belgjika 3 mln euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim kanë janë arrestuar 4 persona di dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred dhe Vladimir Vladi.