Presidenti Ilir Meta teksa ka komentuar paketën ‘Anti-KÇK’ që po godet eksponentë të krimit dhe asetet e tyre të ngritura nga veprimtaria kriminale.
Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Meta pohoi se legjislacioni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosje. Po ashtu ai tha mesazhin e qartë se politika, duke nisur nga vet kreu i shtetit, Kryeminisitri, Kryetari i kuvendit, nuk duhet të ndërhyjnë në drejtësi.
Mes të tjerash ai tha se askush se pengon qeverinë të ngrejë task-forca.
“Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme. Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcmit të ligjit”, tha Meta.