Ish-deputeti i PD Tritan Shehu, shprehet se pakti detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të shkojë në gjykatën e Hagës dhe të dy vendet më pas të pranojnë vednimin që do të japë ajo.
“Ka një rrugë që të dy vendet në dakordësi me njëra-tjetrën ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe të jenë ata që të vendosin si do të realizohet ky demarkacion i hapësirave detare.
Vendimi i asaj gjykatë do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët”, është shprehur Shehu në RTV Ora.
Më tej, Tritan Shehu ka folur dhe për problemin me pronat mes dy vendeve, ku ka theksuar se kjo çështje nuk është shqetësim për minoritetin por për gjithë popullin shqiptar.
“Unë jam kam thënë këtë gjë edhe zotit Micotaqis që kur ishin në opozitë që ky nuk është vetëm për minoritetin greke. Kjo është një padrejtësi e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë zonë. Nuk është se po preket njëra pjesë, por po preket e gjithë popullsia për interesa korruptive”, ka thënë Tritan Shehu, ish-deputet i PD.