Studiuesi dhe diplomati Shaban Murati, ka replikuar në distancë për pretendimet e fundit të “lehësave” pranë opozitës, që e kanë shkatërruar sa kanë mundur këtë vend, të cilët kanë nisur fushatën për të denigruar figurën e zëvendës-ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit Mathew Palmer, se ka bashkëshorten e tij serbe. Sipas studiuesit dhe diplomatit të njohur, ish kryetarë shteti që kanë urdhëruar sulmin e kanë bashkëshorten serbe… duke sygjeruar disa “këshilla për miqtë”:
“Shtetasi amerikan Matthew A.Palmer, zëvëndës ndihmës sekretar shteti dhe shkrimtar, ka bërë gabim që nuk ka pyetur shqiptarët kur u martua me gruan e tij serbe.
Shqetësimi im i vetëm është se çfarë do të themi ne shqiptarët, nëse Palmeri na kthehet e na thotë: Ju keni kryetarë shteti të Shqipërisë me grua serbe dhe me grua greke. A i konsideroni edhe ata armiq të shqiptarëve si mua?”, shkruan diplomati.
Me urdhër të familjes Berisha, gazetari i oborrit të Berishës, i cili financohet nga i biri Shkëlzen Berisha, ka sulmuar ashpër zv.ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Methew Palmer, pas deklaratave të forta të këtij të fundit, që zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor. I punësuari, Çlirim Peka, njëkohësisht këshilltar mediatik i presidentit Ilir Meta, e ka nxjerrë Palmer agjent serb: “Gruaja ime eshte serbe…ajo ka lindur e jetuar prej shume kohesh ne Beograd… Edhe une e njoh fort mire Serbine sepse kam jetuar jo pak kohe atje… Femijet e mij e duan kete vend sepse eshte vendi i Nenes se tyre….ata flasin serbisht shume mire… Ndofta kur te dal ne pension mund te mendoj qe te kaloj jo pak kohe ne kryeqytetin e Serbise.”, shkruan Peka.