Paloku ka folur te televizioni i Fanes për situatat e opozitës në vend, teksa thekson se meriton disa merita për bashkimin e PD.
Ai u shpreh se PD ka qenë një objektiv për tu shkatërruar totalisht si parti dhe pretendon se Rama është ai që ka sajuar të gjitha këto.
Demokrati tha se Berishës iu dha informacion i gabuar dhe ai i shpjegoi situatën që të mos të hiqnin dorë nga PD, sepse deputetët mblodhën firma dhe ishin gati të formonin një grup të ri.
Teksa kërkon meritat sipas të cilit i takojnë, Paloka thotë se herë pas here ai duhet të kujtojë përpjekjet që ka bërë për PD, sepse të tjerët i harrojnë.
“Thotë dikush ca betejash paskeni bërë ju, ju keni marrë vulën por ju i keni pasur ato. Por unë them që qëllimi ka qenë që PD të shkrihej dhe kjo ka qenë shumë afër, por ne kemi bërë shumë përpjekje.
Ka pasur një periudhë që ja mbushën mendjen edhe Berishës, por i kishin dhënë një informacion të gabuar dhe isha unë ai që e kundërshtova e ja shpjegova, dhe ai më dëgjoi. Prandaj them që i dua ca merita, sepse i meritoj dhe duhet t’i kujtoj sepse i harrojnë.
Deputetët deshën të heqin dorë nga PD dhe donin që të krijonim një grup tjetër, por unë dhe Berisha këmbëngulëm dhe jemi sot këtu ku jemi. Rama për pak e arriti qëllimin e tij për të shuar fare PD”, tha Paloka.