Sot në mbrëmje u përurua Teatri I ri në kreyqytet Arturbina, që gjendet në hyrje të parkut të Liqenit pas Univeristetit.
Teatri do të shërbej përkohësisht për të zëvendësuar Teatrin Kombëtar që do të rindërtohet.
Ndërkohë që qeveria përuronte Tetarin e ri, PD vazhdonte protestën tek Teatri I vjetër. Pas kësaj Pamela, depuetja që mbulon artin dhe Kulturën në PD, I bëri apel njerëzve të PD të firmosnin një peticion në të cilin të vendoset se Teatri ekzistues do të jetë Teatri Demokratik i Tiranës, kurse Teatri I ri, do të quhet Teatri Socialist i Tiranës.
Pamela shkruan:
Të dashur qytetarë të Tiranës. Ajo që po ndodh me Teatrin e ri është një atentat ndaj kulturës në Shqipëri. Unë mendoj që ne të firmosim këtu një betim që në këtë Teatër nuk do të lejohet të luajnë më 65 artistët që kanë firmosur peticionin pro Teatrit të ri që nga Pirro Mani deri tek Robert Ndrenika.
Nga ana tjetër ne duhet të betohemi që këtë Teatër ta marr në dorë populli dhe aty të bëjmë çdo natë nga një shfaqje tonën.
PD dhe më parë e ka pas përdor teatrin për mbledhje të Këshillit Kombëtar apo Degës së Tiranës dhe ne nuk mund të varrosim këtë histori, por duhet ta mbajmë gjallë.
Unë mendoj se na mjaftojnë sindikata e Teatrit, dhe këta pak aktorë që na kanë ngelur të ngrejmë një teatër demokratik. Gjyshja ime Bije Vokshi më ka treguar se dhe gjatë luftës Teatri partizan kishte një rol të madh në ngritjen e moralit të partizanve për luftë. Dhe kur është themeluar Rinia Komuniste tek shtëpia e saj, gjithmonë të rinjtë luanin tetaër para gjumit.
Unë mendoj se një Teatër Demokratik si ky që duhet të betohemi se do ta bëjmë, mund të ndihmoj opozitën të ngrej moralin e saj dhe të t’i jap një shtytje përpara kauzës së opozitës.
Për të treguar se e kam seriozisht betimin para jush, ftoj të parin vëllain tim ta firmos peticionin. Tani dhe ju sillni motra vëllezër cfarë të keni dhe të formojmë Teatrin tonë demokratik, që kërkon të brioj vlerat e Realizmit Socialist si e vetmja rrugë për të përballur me Teatrin Socialist, që kërkon të varros historinë e Realizmit Socialist.