Pas sulmeve nga Rusia gjithë njerëzit kanë dalë në rrugë dhe mes frikës së madhe po tentojnë të largohen nga Ukrainë.
Këto janë pamjet që vijnë nga Kievi i Ukrainës, atje ku nisi edhe sulmi i parë me raketa nga ana e Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës, dhe vetëm pak minuta më vonë u lëshuan raketat e para në Ukrainë.
Në kryeqytetin e Kievit, një sirenë emergjente është ndezur dhe fotografitë tregojnë trafik makinash që bllokojnë një autostradë, ndërsa njerëzit largohen nga qyteti, shkruan BBC.
Dëshmitë në rrjetet sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. Pamjet televizive kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe.
Gazetari i Guardian Luke Harding në Kiev thotë në Twitter se ka pak njerëz në rrugë, pasi ata janë në radhë në makinat e parave të gatshme.