Një megajaht luksoz 47 metra i gjatë, i quajtur “Ethos”, u fundos në brigjet e Qefalonisë, në gjirin e Paleokaravos, në Greqi. Fatmirësisht njerëzit që ishin në jaht u evakuuan të gjithë.
https://twitter.com/i/status/1818643021572849969
Sipas asaj që është rikonstruktuar, duket se pakujdesia e ekuipazhit e ka fundosur pjesërisht jahtin.
Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë publikuar video të episodit ku dallohet jahti gjysmë i fundosur teksa po lundronte drejt ishullit të vogël të Itakës.
Siç raportojnë mediat lokale, duket se një nga anëtarët e ekuipazhit ka lënë të hapur një derë anësore të anijes dhe nuk ka mundur ta mbyllë në kohë.
Kur jahti luksoz filloi të mbushej me ujë, në bord ishin pesë turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht të gjithë personat e pranishëm në momentin e aksidentit janë evakuuar edhe falë ndihmës së një varke private aty pranë.
Anija vlerësohet në 19 milionë euro dhe i ishte nënshtruar një rinovimi të plotë vetëm disa muaj më parë. Marrja me qira e jahtit “Ethos”, e cila mund të strehojë 12 persona në bord kushton 213 mijë euro në javë.
https://twitter.com/i/status/1818696014490223091