Një person është plagosur në autostradën Tiranë-Durrës nga një automjet që udhëtonte aty pranë me shpejtësi.
Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Ura e Fllakës”.
Dëshmitarët okularë treguan se i aksidentuari ka pësuar goditje të rënda, ndërkohë shoferi që e ka përplasur është larguar nga vendngjarja.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personit të plagosur, ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes.