Moti i keq ka mbërthyer edhe Greqinë ditët e fundit me reshje e erëra të shumta. Përmbytjet apo depërtimi i ujit nga reshjet e dendura nëpër banesa nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri.
Në Greqi, reshjet e vazhdueshme kanë depërtuar deri në sallën qendrore të Kuvendit. Mediat greke i kanë quajtur pamje turpit momentet ku duken nëpunësit e Kuvendit që vrapojnë për të mbuluar me qeska kompjuterat për deputetët.
Më së shumti u dëmtuan karriget e Partisë Komuniste K.K.E