Një baba, tre vajzat e të cilit u ngacmuan seksualisht nga Larry Nassar u përpoq ta sulmonte doktorin pedofil në një sallë gjyqi në Miçigan të SHBA-ve të premten. Randall Margraves qëndroi në podium teksa dy prej vajzave të tij po lexonin deklaratën e tyre të pasojave si viktima në Gjykatën e Kontesë së Eaton, dhe kur vajzat kishin përfunduar ai i kërkoi gjyqtares Janice Cunningham nëse mund të qëndronte pesë minuta vetëm në një dhome me “këtë djall”. (s.k/Shqiptarja.com