Mbërritën në Itali 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTec në një ditë të veçantë festive, atë të 25 dhjetorit.
Mediat italiane kanë publikuar lajmin që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shtojnë se fugoni që ka prekur tashmë tokën italiane është i shoqëruar nga karabinierët.
Automjeti do të drejtohet në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para.
Këto Krishtlinjde në kohë pandemie e gjejnë Italinë të boshatisur, siç mund të shihni në fotogalerinë më poshtë. Por përvec frikës dhe masave kufizuese, një shpresë e re hapet për ta me mbërritjen e vaksinës.
Të shumtë janë personalitetet që kanë deklaruar se janë të gatshëm të vaksinohen live.