Selia e SHQUP-it është pushtuar nga paniku dhe ankthi, pasi Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme Albert Veliun, të njohur si ‘Babalja’. E gjithë PD, me në krye Lulzim Bashën, pritet të tronditet me themel nga zbardhja e plotë e të vërtetës së ‘Babales’, e cila deri më tani ak rezultuar një flluskë sapuni.
Kryeministri Edi Rama në një bashkëpunim të ngushtë me homologun kosovar, Ramush Haradinaj, i kanë vënë prangat njeriut që trazoi tej mase politikën shqiptare, dhe shumë shpejt pritet ta sjellin atë me forcë në Tiranë, ku do të përballet me drejtësinë.
Me të zbarkuar në Tiranë, Veliu do të dalë para Krimeve të Rënda, ku do të zbërthehet gjithçka dhe do t’i çirret maska ‘Babales’. Kjo rrezikon së tepërmi shumë figura të PD, me në krye deputetin Ervin Salianji, i cili nesër duhet të paraqitet në Prokurori për këtë çështje, ndërsa është edhe nën hetim.
Pas tij, rrezikon edhe aktorë të tjerë të përfshirë në telenovelën ‘Babale’, mes të cilëve edhe kryedemokratin Basha. Arrestimi i Albert Veliut ka tronditur selinë e SHQUP, e cila me siguri ka nisur lëvizjet e fshehta për të gjetur një mënyrë se si të shpëtojë nga ky skandal./Pamfleti