Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po kërkonte lirinë, pavarësisht se Prokuroria kërkoi 12 vite burg.
Ndërkohë që trupi gjykues mori pushim për seancën e maratonë që po zhvillohej, ish ministri Saimir Tahiri është parë jashtë dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda nën shoqërinë e avokatit të tij dhe të gazetarëve.
Burime bëjnë me dije se ish-ministri ka pyetur gazetarët se si iu është dukur mbrojtja, ndërkohë që e ka cilësuar si absurd vendimin e Prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg.
Madje më tej Tahiri është shprehur se:
“Do të bëj edhe unë një rrëmujë, nuk do të kalojë gjithçka kaq qetë.”