Luçiano Boçi, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, tregoi se çfarë ka ndryshuar, sipas tij, pothuajse një javë nga protesta e opozitës.
“Ka ndryshuar perceptimi para publikut, ka ndryshuar pjesa se si mazhoranca e sheh opozitën, ka ndryshuar besimi që demokratët kanë te PD-ja. Kemi dëshmuar që jemi të vendosur, do të përballemi dhe qëndresa jonë nuk ndalet deri në arritjen e qëllimeve që kemi artikuluar”, tha Boçi.
Sipas tij, efekti që protesta ka dhënë te qeveria shihet “te retorika dhe mënyra si administron aferat e veta korruptive”.
“Nga frika që e ka kapur për denoncimet e PD-së dhe aksionet e saj, pavarësisht se Rama hiqet i qetë, shqetësimi i tij është shumë i madh dhe me rritjen e forcës së aksionit të PD-së, Rama do të dorëzohet. Nuk pres reflektim nga Rama, ai ka dëshmuar që është njeri që mendon se me forcë bindet pjesa tjetër që ta ndjekë nga pas”, theksoi më tej deputeti demokrat.