Taulant Balla u shpreh se fundi i Lulzim Bashës do të jetë dosja e lobimit rus në SHBA në fushatën e 2017.
“Lulzim Basha në fushatën e 2017-ës mori 1 mln dollar nga dy oligarkë, njeri familjar i Vladimir Putinit dhe këto para i përdori për të afektuar përmes lobingut.
Televizioni juaj meriton një lloj respekti që i shkoi në fund cështjeve. Të gjithë e dinë. Fundi i Lulzim Bashës është kjo dosje.
Po dosja 339? Ato po hetohen. Në prokurori ka një dosje për rastin në fjalë që e nxis prokurorinë që ti shkojë deri në fund dhe nëse ka ndonjë politikan që ka përdorur lidhjet k.riminale të shkojë në b.urg. Por në fushatën e 2017 një parti financohet nga Rusia…
Meqë e ke Lulin komshi, dil e shih kur del Luli me çanta. Në cilin vend zbulohet që një parti që synon të vijë në pushtet, lideri i vet firmos vetë të bëjë një kontratë lobimi, paratë paguhen nga kompani që vijnë nga Rusia dhe kjo cështje hetohet sot, ka ardhur së fundmi edhe përgjigjet nga SHBA dhe Basha është person përgjegjës dhe kryetari i opozitës hetohet nga SHBA” tha ai.