Një video e postuar së fundmi në internet tregon momentin kur shkatërrohet një Ferrari 458 Spider me vlerë rreth 250 000 euro, pasi iu konfiskua pronarit.
Supermakina e Zahid Khan u konfiskua nga policia prillin e kaluar në Birmingem të Anglisë, pasi dyshohej si e vjedhur.
Por, ai thotë se policia ia shkatërroi pa të drejtë makinën dhe postoi videon në Facebook-un e tij.
Ferrari 458 Spider arrin një shpejtësi maksimale prej 338 km/h