Nënkryetari i Kuvendit nga deputetët e opozitës, Myslim Murrizi, ka reaguar me propozimin e fundit të Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore.
Ai akuzon Bashën, se në kushtet kur nuk ka këllqe të hyjë në zgjedhje, shpik lloj lloj paçavure-propozimesh.
Murrizi shkruan:
“Pershendes propozimin e Bashes dhe te gazit qe i jep doren e dyte te grafiatos pas çdo postimi ne tuiter apo deklarate te Bashes!
Une “ jam dakort” qe parlamenti te mos kete vetem 1 dhomë!
Por nuk jam dakort qe te kete vetem 2 dhoma!
Une mendoj qe Kuvendi Shqiptare duhet te kete:
Dy dhoma
Nje guzhine
Dhe një hale 22 metra katrore ku te qendrojne 11 fytyrat me te ndyra te politikes Shqiptare prej 30 vitesh qe kur jane ne pushtet ju duket vetja ne qiell te shtate, dhe kur jane ne opozite hiqen sikur ju digjet shpirti per popullin.
Ne kete hale, nje kend i mire duhet per 4 politikane bastard qe prej 30 vitesh, nuk kane lene fjale e sharje me liber shtepie per njeri tjetrin, nuk kane le gje pa peshtyre ne surrat e ne goje njeri tjetrin, dhe pastaj kane bere pazare me njeri tjetrin.
Keta qe nuk njohin as moral as dinjitet as seder burrni apo njerrzillek, e meritojne qe te jene ulur sa me afer gropës së hales!
Ne guzhine mendoj te rrine trastambajtesit e ketyre mender senatoreve te hales, qe te gatuajne siç kane bere gjithe jeten per keta te babezitur qe nuk ngopen kurrë!
Ne njeren dhomë mendoj qe duhet te rrine 40 mender deputet qe vijne si ish ministra, ministra, ish zv ministra, zv ministra, ish drejtor te pergjithshem dhe drejtor aktual, si dhe hajdute tenderash trafikant, tutore hajdut batanijesh dhe lloj lloj llumhaneje qe prej vitit 2009 ka qene ne Parlament.
Dhe një dhomë ku duhet te jene 100 deputetët qe te zgjidhen nga vota e qytetarëve shqiptarë.
Shpresoj qe ky propozim te kete dakortesine e tufes se komitetit politik te mbledhur per te mos bere kurre reforme zgjedhore, sepse nuk kane as surrat, as kellqe qe te votohen nga qytetarët, ndaj shpikin lloj lloj paçavure-propozim.”
M