GJKKO i jep të drejtë ish- kandidatit të PD-së për deputet Aulon Kalaja, për pretendimin për manipulim votash në Durrës, për zgjedhjet e 11 majit.
GJKKO i kërkon SPAK që të nisë hetimet për rastin.
“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.
Në deklaratat e mëhershme, Kalaja ka akuzuar se manipulimi i votave është bërë edhe nga struktura brenda Partisë Demokratike në Durrës, të cilat sipas tij “i kanë vjedhur votat” dhe “kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar”.






