Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po kalojnë ditët më të zeza të karrierës së tyre politike.
Nga 40 mandate të trumbetuara nga kryetarja e LSI, partia e çiftit Meta-Kryemadhi përfundoi në fund me 4. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kishte parë këtë rezultat që prej vitit 2009.
Deklarata e fortë e Ralf Gjonit: Këta 3 politikanë duhet të japin menjëherë dorëheqjen
Pasi partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi është “zhdukur” nga harta zgjedhore në 8 qarqe, ku ka humbur të drejtën për të dërguar përfaqësues në Parlament, disfata e madhe është përjetuar keq dhe nga zyrtarët e LSI.
Koordinatori i LSI-së për Paskuqanin, pas humbjes së thellë ka shpërthyer në lot para kamerave.
“Kam qenë pjesë e një bindje partiake, kam qenë koordinator i një zone në Paskuqan për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, tha ai, duke mos i mbajtur lotët.