Pas 6 vitesh punë, nga maji i 2019-ës, më në fund, Tuneli i Murrizit, është gati të hapet.
Punimet kanë përparuar pa problematika, dhe tuneli do të hapet sot, që korrespondon në festën e Ditës së Verës.
Ky tunel dhe e gjithë rruga e Arbrit është i ndërtuar me PPP, Partneritet Publik Privat.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama garantoi se shqiptarët për këtë investim, nuk do të paguajnë.
“Tuneli sa të jem unë këtu, nuk do të ketë taksë, nuk do kenë tarifë të rrugës. Sa të jem unë, më mbrapa shihni e bëni, por sa të jem unë jo njëherë, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.
Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.
Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga.
Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.