Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga vajza e saj Bora, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orë.
Para hyrjes në ambientet e SPAK, Kryemadhi ka dhënë vetëm një koment të shkurtër për gazetarët, duke thënë se ka shkuar për të marrë letrat e SHIK-ut.
Ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa ish-bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ishte vendosur nën hetim pasuror njëherazi si kreu i PL, i arrestuar me urdhër të SPAK. Një javë më parë, Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”.