Pas prezantimit në natën e tretë të Sanremos, ku edhe ajo tha se realizoi ëndrrën e saj të fëmijërisë, Alketa Vejsiu ka nënshkruar kontratën e saj të parë me televizionin italian RAI1.
Moderatroja shqiptare ka dhënë para se të ngjitej në skenën gjigante te Sanremos edhe lajmin e bukur në Instagram, ku ka publikuar kontratën bashkë me një shënim domethënës.
Ajo ka treguar se fatsjellësi i saj është stilolapsi që e ka ruajtur për 3 vjet pasi i ka sjellë fat gjithnjë.
“Kontrata e parë e jetës time me RAi Uno sapo u nënshkrua! Me një stilolaps që kam 3 vite që e ruaj sepse besoja që do të me sillte fat”, shkruan Alketa.
Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe.
Lidhur me prezantimin e mbrëmjes së sotme, ajo tha se, “kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”
“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…”