Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, është proceduar penalisht pas thirrjeve që bëri në emision se nuk do të lejojnë që në 30 qershor të kishte zgjedhje. Sipas informacioneve mësohet se procedimi ka nisur për veprën penalë të thirrjeve për veprime të d.hunshme. “Specialistët për Hetimin e K.rimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale ‘Thirrje për veprime të d.hunshme’. Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të d.hunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Në datën 30 unë dua të futem në b.urg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në b.urg. E kam për nder të bëj b.urg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në b.urg madje na kanë p.ushkatuar për diktaturën”, ishte kjo deklarata e Kapllanajt e bërë ditën e hënë. Kujtojmë se sot është proceduar dhe kreu i Bashkisë së Lezëhs, Fran Frrokaj, ndërsa një ditë më aprë u shoqërua dhe kreu i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi.