Ditën e djeshme, Prokuroria njoftoi se kishte sekuestruar pronat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilat kapnin vlerën 1 miliard lekë, të vëna gjatë ushtrimit të profesionit të tij, në krye të organit të akuzës.
Pas këtij lajmi, ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij FB, edhe profesor Përparim Kabo, i cili rezervon një paralajërim të “frikshëm”, se pas Llallës, radhën e ka një ish-ministër, që do t’i sekuestrohen pasuritë në zonën e fushës së Korçës.
“Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla i sekuestrohen toka… nisi furtuna ku do ti shpini tokat more të mjerë, prokurorë, gjyqtarë, ministra, ish ministra, deputetë… me një fjalë Ju GREPSA…
Jo po unë nuk i nënshtrohem Vettingut tha Llala… dhe çeshtja u mbyll në gjykatë… dhe menduan se mbaroi… kush vodhi vodhi dhe asgjë nuk do i ndodhi… sa mendje lehtë…
Ja pas ca ditësh kur të dëgjoni për tokat në fushën e Korçës, prona të një ish ministri…do zbresi dhe ai nga kali… mjaft e mendoi se nuk do i ndodhi gjë… shiu erdhi, tërmeti e shkundi…
Vetingu dhe sekuestrimet e burgosjet, do e pastrojnë vendin… Eh të kishte një soft, të shikonim si sillen në shtëpitë e tyre… më kujtojnë Gopsekun… dhe karrocën e Molierit… Erdhi dita njerëz…!”, shkruan Kabo në FB.
Mendohet, se ish-ministri që paralajmëron profesor Kabo është ish deputeti Ridvan Bode./Ekskluzive.al