Mëngjesi i sotëm ka nisur me dy lëkundje tërmeti në vendin tonë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se ka regjistruar dy lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për fat magnituda ka qenë e ulët dhe nuk ka asnjë raportim për dëme, apo panik të shkaktuar.
Siç mund ta shihni edhe në tabelën më poshtë lëkundja e parë për datën 7 shkurt është regjistruar në orën 05:39 me epiqendër 10 km në Perëndim të Gjirokastrës dhe me magnitudë 2.7.
Pas saj, një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 06:14, në të njëjtën epiqendër dhe me magnitudë 2.6.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe Kreta në Greqi është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.7.