• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pas Llallës, Xhin Xhonit dhe Ndojës, Berishës i bashkohet edhe Arben Sefgjini! Ish-drejtori i SHIK-ut u akuzua për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës (Video)

April 13, 2025
in Aktualitet, Debat

Berisha “surprizon përsëri. Një tjetër figurë e lakuar në të kaluarën për një krim të rëndë dhe që ka mbajtur poste të larta në qeverisjen e PD-së 2005-2013, u shfaq në takimin e sotëm të prezantimit të programit elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Arben Sefgjini ishte mes masës së demokratëve në sallën e “Pallatit të Kongreseve”, duke iu bashkuar ‘puzzle’-t të figurave me të cilët Berisha po kërkon të kthehet në pushtet për herë të tretë në këto 35 vite.

Sefgjini, i akuzuar që nga 2003 për rrëmbimin kur punonte si zyrtar i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, nën qeverisjen e Berishës si President, në zhdukjen misterioze në 1995 të veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i bashkohet emrave si: Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, që mori pjesë në takimin e Berishës në Romë të Italisë dy muaj më parë, gjyqtarit ‘sheik’ Gjin Gjoni që e shoqëron kudo në takimet brenda dhe jashtë vendit, teksa kandidon edhe si deputet i listës së hapur për PD, në qarkun e Lezhës dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, gjithashtu kandidat i listës së hapur të demokratëve.

Më herët Berisha është shfaqur edhe me emra si Mondi Kolila, i dënuar për dhunimin e simboleve kombëtare shqiptare, i njohur si minoritar ekstremist grek dhe Fredi Beleri, tashmë eurodeputet, i dënuar me 2 vite burgim për korrupsion, të cilat i vuajti, pasi kreu i PD-së e ndihmoi të fitonte Bashkinë e Himarës në maj 2023 në zgjedhjet lokale.

Por kush është Arben Sefgjini, i cili prej 19 marsit 2013 ka marrë pafajësinë nga Apeli, për çështjen e rrëmbimit me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe torturimin e dy të tjerëve, Avdyl Loshajt dhe Ziso Krostopullit, edhe pse shkalla e parë e Krimeve të Rënda e kishte shpallur fajtor, por për shkak të amnistisë së veprës penale më 2007, nuk u burgos.

Në vjeshtën e vitit 1995, Arben Sefgjini mbante detyrën e drejtorit të degës nr. 2 të drejtorisë së SHIK-ut në Tiranë, ngjitur me Drejtorinë e Policisë, kur u rrëmbye mistershëm nga punishtja e tij e duraluminit në rrugën “Siri Kodra”, biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, trupi i të cilit sot e kësaj dite nuk është gjetur.

Hetimet provuan se ai u mor nga punonjës të SHIK-ut të Tiranës, nën drejtimin e Ilir Kumbaros dhe Arben Sefgjinit dhe u dërgua në zyra, ku pas torturave konfirmohet se u ka mbetur në dorë ish-zyrtarëve të agjenturës shqiptare. Më pas trupi rezulton e provuar të jetë zhdukur për të fshirë gjurmët.

Hoxha dyshohej si veprimtar afër UÇK-së, teksa shërbimi i Bashkim Gazidedes dhe shteti i Berishës ato vite ishin agresivë ndaj veprimtarëve kosovaro-shqiptarë, e në favor të shërbimit serb.

Në vitin 2003 dosja u rihap dhe çoi të paktën 3 persona në pranga, mes tyre Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, kurse Ilir Kumbaro figuronte i arratisur në Angli. Pas disa muajsh paraburgimi Sefgjini u lirua.

Në vitin 2005, teksa procesi vijonte, Berisha merr pushtetin. Sefgjini emërohet drejtor i Tatim-Taksave, detyrë që e mban deri afër vitit 2009. Në vitin 2008 Prokuroria rihap çështjen dhe kërkohet arrestimi i zyrtarit.

Qeverisja e Berishës e mori në mbrojtje dhe madje vetë ish-kryeministri deklaronte se deri sa të kishte vendim të gjykatës, Sefgjini ishte i pafajshëm.

“Në demokraci derisa të provohet akuza, cilado qoftë ajo, je i pafajshëm dhe nuk mundet askush të të konsiderojë ndryshe. Fajin e fakton gjykata dhe kjo është një nga arritjet më të mëdha në vendin tonë”, do deklaronte Berisha në atë kohë.

Drejtori u izolua në arrest shtëpie, nga ku vijoi të firmoste shkresa dhe urdhra si drejtor Tatimesh. Një vit më pas emërohet te Shërbimi i Provës si drejtor i institucionit, kurse procesi vijonte paralelisht në gjendje të lirë, një rast i paprecedentë i pandëshkueshmërisë ato vite.

Në vitin 2013, me pretencë të Prokurorisë, Krimet e Rënda të shkallës së parë i shpallin fajtorë, por vetëm Ilir Kumbaro dënohet me 15 vite burgim në mungesë. Koldashi dhe Sefgjini, edhe pse u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, përfituan nga një amnisti e vitit 2007 për këtë vepër penale.

Por Sefgjini dhe Koldashi vijuan betejën në Apelin e Krimeve të Rënda, ku kërkuan pafajësinë, që e morën më 19 mars 2013, pak muaj para se Berisha të rrëzohej nga pushteti.

Kumbaro, si autori kryesor i vrasjes dhe zhdukjes, që torturoi Remzi Hoxhën, mori 15 vite izolim. Por kurrë su ekstradua, pas një arratie spektakolare në Angli.

Sefgjini e humbi postin e tij te Shërbimi i Provës dhe u shkarkua nga administrata vetëm më 13 nëntor 2013, tre muaj pasi socialistët kishin marrë zyrtarisht detyrën në qeverisjen dhe drejtimin e vendit.

Next Post

VIDEO/ Dhunë brenda Big Brother: Jozi godet me shuplakë në fytyrë Gjestin Zbardhet dëshmia në Komisariat, më ka provokuar! Ish-banori do të hetohet në gjendje të lirë

Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiçit protestojnë në qytetet serbe mes tensioneve në rritje

Të rinjtë dhe të vegjlit që premtojnë të 'kërcënojnë' sistemin politik! Lapaj-Qori për risinë, të djathtët përballë Berishës dhe "enigma" Doshi

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved