Ish deputeti Ervin Salianji ka deklaruar sot se PD ka marrë pjesë në reformën zgjedhore pas konsultave të ndërkombëtarëve.Sipas tij tani jemi në situatë ku pranohet që të legjitimohet parlamenti.
Ervin Salianji teksa ka komentuar marrëveshjen e dy ditëve më parë mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për reformën zgjedhore i është përgjigjur edhe kritikave të Jozefina Topallit.
“Po qe se dikush shan, ky nuk është argument, por mllef dhe ka inat. Dhe ajo në këtë nivel është. Më pyetët për një zonjë që nxjerr një sharje personale dhe ecën me konspiracione të kota. Njerëz që kanë argumente dhe që mendojnë se një rrugë e caktuar që u ndodh në mënyrë radikale që nga 16 shkurti deri në 30 qershor, ka kulminacion. Në 30 qershor ose do kishte përplasje, ose do merrej mbështetja ndërkombëtare. U futën 9 pika në Bundestag.”- tha ish deputeti në News 24.