Katër shqiptarë janë arrestuar në Caserta, pasi akuzohen për disa grabitje me dhunë. Të arrestuarit janë Meritan Tasha 22 vjeç, Kostandin Cera 34 vjeç, Adem Bodini 27 vjeç dhe Mensur Daci 32 vjeç.
Banda shqiptare u godit pas hetimeve dhe ndjekjes nga policia italiane. Shqiptarët lëviznin me qetësi duke studiuar banesat që do të grabisnin, por në momentin që u pikasën nga policia u larguan me shpejtësi, ndërsa mediat italiane e përshkruajnë ndjekjen si nëpër filma.
Shqiptarët u ndoqën dhe u bllokuan nga policia, ndërsa u përleshën me agjentët duke goditur njërin prej tyre. Por pavarësisht rezistencës ata u arrestuan, ndërsa tashmë akuzohen për grabitje dhe tentativë vrasje. Pas kontrollit në makinë, por edhe në banesat e tyre janë gjetur sende me vlerë, objekte ari, argjendi, ora, unaza dhe para që kishin grabitur në shumë banesa./ shqiptarja.com