Kryeministri Edi Rama u shpreh se 3 % të sipërfaqes së ndërtimit do ta japin për strehimin social.
“Të gjithë ata që ndërtojnë kanë detyrim ligjor 3% ta kalojnë për nevoja sociale. Në ligjin e posaçëm ne do ta përfshijmë këtë gjë duke iu kërkuar të gjithë atyre që ndërtojnë aktualisht me lejet e Bashkisë”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.
Rama deklaroi se në 16 dhjetor do bëhet publik raporti i parë paraprak për dëmet, ndërsa paralajmëroi personat që mund të shkatërrojnë shtëpitë e tyre me qëllim që të bëhen pjesë e paketës së rindërtimit.
Ndër të tjera Rama bëri me dije se të prekurit nga tërmeti do qëndrojnë në shtëpi me qira deri në maj të vitit 2021.