Situata në Ballkan po përkeqësohet dhe fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve ekstremiste të shqiptarëve, apo inkurajimit të drejtpërdrejte të perëndimorëve, tha zv. Ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.
Ajo ka theksuar se forcat radikale shqiptare vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për të “hequr qafe” serbët në Kosovë, duke kujtuat se dy herë këtë vjeshte janë munduar të “pushtojnë” veriun e vendit, aty ku jetojnë edhe serbët. Zaharova theksoi se kjo çoi në rritjen e tensioneve dhe kërcënoi të përshkallëzohej në konflikt të hapur.
“Burimi i problemit në Kosovë janë ultranacionalistët shqiptarë që morën pushtetin atje dhe të cilët janë veçanërisht aktivë për të treguar ‘muskujt’ para zgjedhjeve lokale (raundi i parë u mbajt më 17 tetor, ndërsa i dyti më 14 nëntor), i cili në vitin 1999 nisi një agresion të NATO-s ndaj Jugosllavisë me synimin për ta shkëputur Kosovën nga Serbia, pa marrë parasysh viktimat e shumta njerëzore”, tha ajo.
Zv. Ministrja ruse e Punëve të Jashtme, tha se është pikërisht Britani e Madhe ajo që po inkurajon drejtpërdrejtë provokimet e Kosovës, duke i “dhënë zemër” për një konflikt të mundshëm në gadishull.
Zyrtarja e lartë ruse reagoi pas qëndrimit të ambasadorit britanik në Kosovë që hodhi poshtë në mënyrë kategorike ndarjen e Kosovës.
“Duket se Britania, elita politike e së cilës mburret se i përket një shoqërie shtetesh të qytetëruara, nuk mund të heqë qafe zakonet koloniale. Eksperimentet gjeopolitike të Londrës lënë gjurmë të kuqe të errëta. E vërteta është se aleatët euroatlantikë të Britanisë nuk janë shumë prapa”, përfundoi Zaharova.
Reagimi i zv. Ministres ruse të Jashtme, erdhi pasi Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovina në një raport drejtuar OKB-së ka folur lidhur me kërcënimet e separatistëve serbë për krijimin e një force të re ushtarake dhe shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës!
Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar një lufte të re.