Ditën e djeshme ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha përmes një statusi në twitter se i kishte kërkuar Lulzim Bashës të mos kandidojë persona problematikë në listat e koalicionit.
Kjo pasi, kreu i PD kishte bërë aleancë edhe me Partinë e Mendimit të Djathtë Liberal, e cila drejtohet nga Mustafa Lici, një emër ky i dëgjuar në rrethin e demokratëve të Shkodrës, ish-anëtar i këshillit bashkiak në këtë qytet.
Fill pas presionit amerikan, Basha e ka hequr nga koalicioni opozitar këtë parti, duke dorëzuar në KQZ një listë me 13 parti, koalicion të cilin e kanë pagëzuar me emrin ‘Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim’.
Mustafa Lici është babai i Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në mars 2019. Ibrahim Lici është i dyshuar nga policia është për ngjarje të tjera të rënda në Shkodër, si dhe ishte subjekt i OFL-së.