Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një situatë të pazakontë për shkak të pandemisë që ka mbërthyer botën. Por ShBA nuk po gjen qetësi, pasi është goditur nga një tërmet i fortë.Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 sipas shkallës Rihter dhe 15 km thellësi fokale.
Mediat amerikane shkruajnë se epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Bodie, në kufirin midis Kalifornisë dhe Nevadës.
Lëkundjet u regjistruan rreth orës 7:36 të mëngjesit me orën lokale (16:36 me orën në Shqipëri).
Deri më tani nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Bodie ka qenë dikur qyteza e minierave të arit, ndërkohë që tani është një park shtetëror në vargmalet lindore Sierra Nevada, 90 km në juglindje të liqenit Tahoe.
Kujtojmë këtu që javët e fundit SHBA është goditur nga disa tërmete të fortë me magnitudë mbi 5.
SHBA tashmë është shteti më i prekur nga koronavirusi, ku janë regjistruar më shumë se 19 mijë viktima në total dhe ka mbi 500 mijë të infektuar.