Sali Berisha është përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike. Vendimi u publikua sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, ky vendim bëhet “për të shmangur çdo keqkuptim deri në përfundim të kërkesës ligjore për transparencë”, pas shpalljes non grata nga DASH të Sali Berishës.
Pas këtij vendimi të bujshëm, ka ardhur dhe reagimi i parë nga qeveria. Erion Braçe shkruan me ironi se ai është përjashtuar përkohësisht.
AHAA “PERKOHESISHT”!
E QARTE, “E VRAU”, “E KEPUTI” FARE FARE!”, shkruan Braçe.