Kryeministri rus, Dimitry Medvedev ka njoftuar qeverinë se po jep dorëheqjen. Deklarata erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor të vendit.
Duke pranuar dorëheqjen, Putini u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një e re.
Para se të njoftonte dorëheqjen e kabinetit, Medvedev u takua me Putin për të diskutuar të ardhmen e vendit, një takim që u zhvillua më herët të Mërkurën, tha zyra e shtypit të Kremlinit.