E quajnë Sheron Sukhedo dhe ishte 33 vjeç në momentin që u qëllua me armë dhe u vra në afërsi të banesës së prindërve të gruas së tij javën e kaluar. Ai jetonte në një ishull të largët në Trinidad, ndërsa varrimi i 33-vjeçarit ka për të ngelur gjatë në mendjen e vendasve.
I gjithë ishulli u lag me shampanjë Moet para trupi i të riut të digjej nga shërbimet funerale. Gjithashtu, në arkivolin e 33-vjeçarit u hodhën stoli ari me vlerë mbi 100 mijë dollarë.
Sheron ishte milioner i pasurive të patundshme dhe tregtar makinash të përdorura. Një palë çizme Timberland u vendosën gjithashtu brenda arkivolit nga të afërmit e tij.
Trupi i babait të dy fëmijëve u shoqërua nga shërbimi i tij i varrimit në krematorium në një makinë “Bentley” prej 150,000 dollarë.
j.