Mes shampanjave, avionëve e luksit, kush është Blerti, pasaniku shqiptar që jeton si në përrallë vajza, nëse nuk e keni ende follow në Instagram, bëni mirë të nxitoni dhe ta shtoni.
Ai mund të mos jetë princi i ëndrrave tuaja, ama mund të shikohet si një guidë shumë e mirë turistike në rast se keni dëshirë të shkoni në ndonjë vend luksi.
Blerti është një i ri nga Shqipëria, i cili jeton mes luksit dhe udhëtimeve të pafundme në çdo cep të botës.
Nëse hidhni në sy në Instagramin e tij, i riu sëfundmi ndodhet në Tokio, ku po kalon një eksperiencë të paparë dhe nuk kursehet të ndajë pamjet me gjithë ndjekësit e ndjekëset e tij.
Rreth një javë më parë Blerti pushoi në Maldive, gjatë kohës që të gjithë ne po ngrinim së ftohti.
Jeta e tij endet mes vendeve më të bukura të Europës, ndërsa ushqimet dhe pijet, mund të kuptohet se janë nga më të mirat.
Vlen të përmendet shoqëria e tij me Angela Martinin, bukuroshen e pasarelave, e cila nuk lë rast pa i komentuar.
Kuriozë jemi të dimë, a është Blerti në një marrëdhënie, apo ende single?