Në hapje të fushatës elektorale Edi Rama tha për Shkodrën kështu: vota kundër PS-së në Shkodër ka krijuar një pashallek mediokriteti, duke e lënë qytetin e pa zhvilluar!
Sigurisht duke pasur shumë rezerva për PS-në në Shkodër, paraqitjen dhe vështirësinë për pështatje të saj, ose konformizmin shpesh herë të pa zakontë të saj, them se politikisht Rama është korrekt! Edhe pse dy herët e fundit e kanë lënë pothuaj vetë qytetin në dorë të demokratëve dhe jo se ka pasur votë kundër ( nuk kishte votë fare kur ju la administrimi Voltanës pse dha dorëheqen pothuaj kot Valdrin Pjetri i cili fitoi dhe kauzën ligjërisht) por sepse PS akoma nuk kishte bindje se fitonte në Shkodër.
betmoon giriş
Shpresoj shumë ta ketë sot këtë besim, me Benetin dhe padyshim të bëjë dhe ndryshimin! Të mos qënit e Shkodrës në pluralizëm pushtetesh dhe këmbëngulja e qënies “antikomuniste” me komunistin Berisha, sigurisht nuk i ngjan pashallekut të Shkodrës ose 74 viteve të shkëlqyera të Bushatlinjve! Historikisht është gabim të krahësosh “pashallekun e Bushatlinjve” me marrëzinë 33 vjeçare post diktaturë dhe pothuaj sa ka zgjatur Enveri si “gjallesë” pushteti 1945 -1985 në Shkodrën që ndjek Sali Berishën! Tashmë nuk kemi më marrëzinë e “antikomunizmit” në demokraci ( një nonsens politik, sepse nuk mund të jesh antikomunist në demokraci, antikomunist je në diktaturë dhe Shkodra ishte) me votë kundër socialistave, por kemi marrëzinë groteskun e votës pro komunistit dhe anti amerikanit Sali Berisha!
betmoon
Sot vota pro tij është shumë më jo korrekt politikisht në demokraci dhe një marrëzi grotesku ekonomik. Por..?! Por Pashalleku i dytë i Shkodrës në qoftëse ecim me logjikën e Ramës nuk është mediokër! Pashalleku i dytë i Shkodrës sidomos 8-të vitet e fundit është grotesk folklorik deri në amëshim! Po po, deri në përjetësi!
betmoon güncel giriş
Nuk ka qytet të madh apo të vogël në Shqipëri që administrohet më folklorikisht në grotesk si Shkodra! Imagjinoni njësoj si vitet e fundit të sundimit të diktaturës! Në pjesën grotesk sepse ato ishin më pak folklorikë! Njësoj në marrëzi dhe barcoletë si atëhere! Kanë 33 vite që kanë po të njëjtat fjalë dhe po të njëjtin zhargon1 Jo më tepër se 10 fjali! Në mos më pak, sepse dikujt i kanë rënë trutë në qafë dhe nuk mban mend! Por Pashalleku i dytë i Shkodrës, ai i Viçidolit, i merr të keqen sundimit fantastik të pashallarëve të Shkodrës!
Ata ishin të fisëm si fillim! Ishin Mehmed Bushati (1757-1774) Mustafa Bushati (1774-1778) Kara Mahmud Bushati (1778-1796) Ibrahim Bushati (1796-1810) Mustafa Reshiti (1810-1831) Cilin do të krahësoni me të tillë figura nga “sundimtarët” politikë e emëruar të Berishës? Sigurisht mes tyre ka pasur normalë, por krahësim nuk kanë!
Pashalleku i Shkodrës ka bërë të mundur Shkodrën e sotme! Në kohë të tyre u përhap Shkodra ku është sot! Çfarë dreqin kanë bërë 33 vitet e pashallekut të Viçidolit në Shkodër, përveç pedonaleve të Jozefinës me gurë Skrapari? Asgjë! Hë më falni!!! Kanë bërë dhe “Venecian” kur e mbytën katër herë dhe prishjen e Shkodrës së Bushatllinjve në trashëgiminë e saj urbane dhe dyerve apo portave si dhe rrugicat fantastike e oborret e saj! Plotësisht!
Kurse Pashalleku i parë i Shkodranëve me gra shkodrane (jo me gra si Vasilliqia) ka bërë pazarin e madh të Shkodrës dhe kulmin e tregtisë dhe lundrimit! Kulmin e zejtarisëm, prodhimit të armëve dhe formimit të mëvonshëm të kapitalizmit më të shkëlqyer në Shqipërinë e fundit të shekullit 18-të dhe fillimit të atij 19-të për ta sjellë Shkodrën në qytetin më të madh të trevave shqiptare!
Pashalleku i madh i Shkodrës kishte marrëdhënien religjonare me të përkryer mes pashallëqeve të kohës së sundimit Osman. Pashalleku i Shkodrës nuk ka qenë kurrë mirë me Portën e Lartë, ka luftuar me të dhe ka vënë nën pushtim treva të tjera. Me Pashallekun e Shkodrës u formuan dyert e mëdha të qytetit dhe u respektuan krerët e malësisë, duke ju dhënë ofiqe dhe pushtet! Pashalleku i Shkodrës ndante pushtet, kurse Pashalleku i Viçidolit ka vetëm një pushtet – atë të ish komunistit Berisha! Me Pashallekun e Shkodrës, lulëzuan veprat urbane, urat dhe krijimi i rrugëve.
Pashalleku grotesk i Viçidolit në Shkodër, nuk pranoi njëherë të lartësonte në piedestal sundimtarët e qytetit duke filluar nga tre mbretërit Agron, Teuta dhe Gent dhe përfunduar te më i famshmi i Bushatllinjve Karamahmud Pasha! Po, atij që barazoi qytetarët katolikë me ato muslimanë në Shkodër.
Nuk donin ti lartësonin në piedestal, sepse ju prishte punë shkëlqimi i tyre! Deshën dhe duan vetëm shkëlqimin e marrëzisë së pushtetit të Pashallekut të dytë të Shkodrës ose atij “grotesk folklorikut deri në amëshim” them unë! Pashallekut që kishte ide nga Viçidoli, që sa do që është piktoresk si fshat, nuk kishte kurrfarë lidhje kulturore dhe historike me një shkëlqim qytetar si Shkodra! I kam thënë dikujt dikur: më trego çfarë lidhje kulturore dhe qytetare ka Viçidoli me Gjuhadolin dhe atëhere po të besoj!
E këtë pashallek të Viçidolit e shitën si – antikomunist dhe modern! Duke mohuar trashgiminë e qytetarisë shkodrane dhe duke bërtitur kundër një pjesë qytetare në Shkodër – poshtë komunizmi! Po pra, duke mbajtur pushtet folklorik pothuaj në çdo zyrë! Në këtë pikë ka faj dhe konformizmi i PS-së! Frika e kotë e saj dhe ndikimi te ajo e folklorizmit të atyre që kanë tashmë gati 33 vite në pushtet në Shkodër.
E kanë shëmtuar, e kanë varfëruar dhe e kanë rrënuar! Duan dhe të vazhdojnë sërish! Kanë shfrytëzuar ndjenjën kundër të shkodranëve që kumunizmi dhe Enver Hoxha, ju imponuan me persekutimin që ju diktuan me prishjen e pazarit të madh, të tregtisë dhe kreativitetit, të rrënimit të inisiativës private dhe kapitalizmit, lundrimti dhe tregtisë së Shkodrës të krijuar prej shekujsh dhe sidomos nga pashalleku i madh Shkodran!
Por këta të këtyre 33 viteve janë sjellë edhe më keq! Sepse ulurinin kundër komunizmit dhe u sollën më keq se ai! Nuk kishin nevojë të pushkatonin, sepse njerzit iknin nga pamundësia dhe gjobat! Rrënuan ekonominë dhe kulturën, por deri dhe sportin!
Tani duan të vazhdojnë! Në fakt, nuk është Pashallek Mediokriteti! Është një regjim grotesk foklorik, që do të bëhet akoma më cinik dhe akoma më pak shkodran po vazhdoi! Sigurisht do të ketë dhe injorancën e atyre që e dinë Shkodrën “antikomuniste” në demokraci. Megjithatë do presim dhe shikojmë a do tju ecë “kungulli nëpër ujë dhe kësaj rradhe”!