Franca me veton e saj bëri që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos iu jepej ‘OK’ për hapjen e negociatave.
Mirëpo Franca ka lancuar konsultime informale diplomatike për të ofruar një “partneritet special” në vend të anëtarësimit të plotë për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Nezavisne, një gazetë e përditshme që publikohet në Banja Luka, në Bosnje Hercegovinë.
Sipas këtij propozimi, vendeve të Ballkanit Perëndimor do tu ofrohet asistencë financiare, marrëveshje special për akses në tregjet evropiane dhe të tjera përfitime në shkëmbim të një “braktisjeje të heshtur” të një anëtarësimi të plotë.
Gazeta raporton se Franca, nën presionin e partnerëve evropianë për të hequr dorë nga propozimi i ashpër për fillimin e negociatave të anëtarësimit me maqedoninë e Veriut dhe Shqipërië, ndërkohë që problemet e anëtarësimit do të adresohen në fillim të procesit.
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë skeduluar për në prill pikërisht për këtë shkak, ndaj dhe liderët politikë vendosën të presin për një vendim potencial në mars.
Gazeta kujton se Gjermania i ofroi një partneritet të tillë special Turqisë, në vend të anëtarësimit 10 vite më parë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka thënë se kjo ide është e papranueshme për vendin e tij.
“Nuk do të pranojmë një debat tjetër, për shembull për një partneritet stretegjik, në vend të anëtarësimit. Nuk ka asnjë alternativë për vendin tonë përvecse anëtarësimi i plotë në BE” tha Zaev në një intervistë për Alsat M, duke shtuar se ideja e presidentit të Francës është e papranueshme.