Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe mes një komentuesi dhe dhe numrit dy të qeverisë, Erion Braçe, teksa ky i fundit i ofendon rëndë bashkëbiseduesin.
Kjo nuk është hera e parë që Braçe kapet me komentuesit, pasi edhe më herët zv. kryeministri është ngacmuar me mesazhe nga qytetarët dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Por sërish vihet re fjalori i tij fyes, ku Braçe përdor fjalor banal për të ofenduar rëndë një qytetar.
Biseda mes Braçes dhe qytetarit:
Qytetari: Pa fije turpi me shave me rob dhe ma bere bllok. Fundrrin
Braçe: Hale si ty kane vertet mbiemrin qe meritojne, rracen dhe pa asnje mungese, hale!!
Qytetari: Nje zavendes kryeminister si ti
Në një rast tjetër, një vajzë pretendon se është ofenduar nga Erion Braçe pasi ka komentuar për cilësinë e rrugëve në Lushnje.
Ajo thotë se zv.kryeministri i ka hapur profilin dhe pasi i ka parë fotot, i përgjigjet: Më mirë se të frysh buzët para pasqyrës së telefonit është.
Një herë ofendoi një tifoz të mitur të Tiranës duke e quajtur “kur*ë hauri” dhe disa ofendime që për etikë nuk po i përmendim në këtë artikull.