Dje, aktori i humorit Zef Deda u ul këmbëkryq me “udhëheqësin e popullit” shkodran Luli Basha, ku folën gjërë e gjatë për hallet e shkodranëve, që sa herë ka qenë soj i Lulit në pushtet, o i ka vrarë o i ka mbytur.
Madje folën edhe për koronën, që Luli do e zhduki dhe veçanërisht për teatrin, që Luli i’u a kishte lënë si magazinë mbeturinash Zefit me shokë dhe qeveria aktuale e rindërtoi dhe sot ka vlerat e një godine që rrezaton bukuri dhe art.
Mirëpo gjatë bisedës u vu re se Zefi n e kishte lënë me pasoja korona, sepse kishte humbur kujtesën duke harruar se Teatri i Shkodrës ëhtë rikonstruktuar nga Ministria e Kultures… se Voltana ishte e “xanun”, kurse Teatri i Tiranës do bëhet, por jo nga Luli e nga Rama por nga Bashkia e Tiranës, sepse i përket qytetit.
Por lajthitja më e rëndë e Zefit nga koronau vu re me gënjeshtrat që foli për bllokun dhe “bllokmenin” Rama, që ka lindur, rritur dhe jetuar gjithë jetën e tij te rruga Muhamet Gjollesha, në breg të Lanës.
“Unë kam dhënë shfaqe në Bllok, e kam parë sesi sillen bijtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush i hedhur, ky ka qenë më i hedhuri i tanve.
Veshte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallej me të madhin, me të voglin, me tanë. U tallte me tanë, është tall me nanën e vet, babën e vet, me fëmijët e vet… Është i marri që na ka hy midis”- i raporton Zef shokut të Julit, mashtruesit Luli qê i mashtroi… Julin.
Kjo prrallëz tregon si është gjendja shëndetësore e “Xefit” se Zefi na ka lanë shnetin, ai që dje fliste krejt ndryshe për Ramën, kur i akordoi pension të veçantë dhe Saliu me Lulzinmin i kishin hedhur në rrugë si qen pa kolibe, duke i’u uzurpuar edhe godinën, ku Xefi me shokë bënin lloqe pazare, e që atë kohë quhej Teatri Migjeni dhe në fakt ishte katandisuri si stallë qeni
Ja çfarë shkruan Zefi para pak vjetësh:
“Perulem para spektatorit.
Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem.
Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite. Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne.
Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem.
Por falenderimet kryesore shkojne per familjen time te shtrenjte, qe me ka dhene nje suport te pakufijshem per ta ushtruar profesionin.
Falenderoj miqte e mi artiste, me te cilet kam punuar nder vite dhe qe me dhane mundesine ta shprehja me gjithe forcen time ate qe kisha brenda vetes.
Falenderoj spektatorin me te mire ne bote, spektatorin shqiptar, i cili nuk i kurseu per asnje moment duartrokitjet dhe vleresimet, perulem par jush.
Falenderoj Zotin qe me dha fuqi, energji dhe shendet per t’ja arritur kesaj dite. Jam shume i gezuar. Ju faleminderit.”
Tani ky që flet ka qenë Zefi, e ky që gënjen duhet të jet Xefi, se në fakt duket si Juli që Luli “i’a nguli” duke e tallur me kandidim deputetipor e që tani ka nxjerr babën për t’i dhënë një dorë boje Bashës, jo për flokët, por për fytyrën, ashtu siç u duhet ca “shkodrajve”! /Ekskluzive.al