Nga Anri Bala
Historitë e tij me digjitalët kanë filluar vonë, që pasi ngeli papunë dhe si idiot përgjonte me iPad-in e tij të dhuruar, që i gëzohej në parlament, si fëmija lodrës në çerdhe, që lexonte çdo ditë Edi Ramën, që hidhte statuse në “Twitter”.
Madje plaku shpellar, që nuk u bë kurrë qytetarë, i apasionuar pas teknologjisë, logon e Twitter, e dinte për ndonjë identifikim të Ramës dhe shfrynte gjithandej, duke i’u drejtuar, si zogu që bënë ciu-ciu. Por plaku digjital, gradualisht e kuptoi, se kishte humbur kot, duke lënë në harresë zanatin e tij të vjetër… spiun. A e kuptoi, se pas “notit”, vetëm rrjetet sociale mund ta mbanin gjallë… fizikisht dhe politikisht, ndaj krijoi rrjetin e tij, të gjoja “spiunëve”, ngritur mbi denoncues imagjinarë, që i dërgojnë prova, fakte dhe foto, por që nuk dinë të shkruajnë… asnjëherë emrin e tyre.
Të shumtë janë agjentët e modifikuar e të imagjinuar, të kryeagjentit Sali Berisha, që e nxjerrin zbuluar “Sherlok Holmsin”, sepse kur merr informacion nga një spiun nga Tepelena, plaku i matufjepsur, harron se fjala “mua”, sipas tepelensit të tij digjital… nuk shkruhet “mue”. Agjenti plak, çdo ditë jep informacion nga më të çuditshmet, nga Ukraina e deri Kanadaja dhe Australia e largët, ku njerëzit me anë të fotove, i ankohen të “madhit”, për bëmat e gjëmat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Ju kujtoni, se kryeplaku i dixhitalëve, nuk e di që gënjen dhe mashtron?! E di, edhe shumë mirë madje, por andej nga ka ardhur, ku informacioni ishte zero, shprehja “shpif shpif, se diçka do mbetet” nuk vdes! Ndaj, derisa shpifja nuk dënohet, përse të mos shpif ai. Një arsye e fortë, që kryeplaku digjital, nuk pushon së sajuari shpifje dhe intriga “foto/audio” apo të shkruara, është sepse ai, megjithëse e masakrojnë me fyerje dhe sharje nga më të paimagjinueshmet, nuk heq dorë, sepse nuk e njeh… turpin.
Duke patur dhe një tufë mercenarësh mediatik, që të bashkuar për një qëllim, përdorin dhe humorin e tij të zi, se ndoshta diçka ndodh… ikën Edi Rama dhe vjen Sali Rama, e kjo do i’u japi një mundësi të re, duke u mburrur, se kanë qenë pjesë e shpifjes dhe si të tillë… kërkojnë shpërblim shpagim.
Natyrisht, se kryeplaku dixhital ka vetëm një drejtim, rrugën e llogaridhënies para drejtësisë, të asaj tonës apo para Zotit! Ndaj të gjithë “çorbaxhinjtë”, që presin çdo ditë pas derës së WC-së së tij, t’i pastrojnë uturakun nga pëgërjet, do të zhgënjehen. Do u kujtohet përralla e atyre nuseve që ziheshin, se kush do t’i shërbente më mirë vjehrrit, që nuk ngrihej dot në këmbë nga sëmundja dhe u premtonte nuseve se flinte mbi dyshek me para dhe para vdekjes do t’i shpërblente për sjelljen e mirë… por dysheku ishte bosh!
Shumë shpejt do e kuptojnë, se sa shumë e kanë ngrënë “sapunin”, megjithëse pa dhembje, pulla e kuqe e k**vës mediatike… nuk do tu hiqet!
Kjo natyrisht, pasi amerikanët, ato që sot po “transportojnë” drogë drejt Italisë dhe drejtësi drejt Shqipërisë, t’i tregojnë vendin këtij plaku matuf, që kërkon të torollisë gjithë dynjanë me çmendurinë e tij dhe të atyre që i japin hapësirë, të krijoi histori nga më qesharaket, duke na kujtuar, se çfarë mostrash na kanë qeverisur.
Tani e dinë të gjithë, se ai ka vuajtur nga liptomia dhe flet përçartë, por kjo nuk do të thotë, se nuk shikon dhe nuk dëgjon. Duke qenë, se edhe mosha bënë të vetën, shumë shpejt do e shikojmë, me një tabelë të varur në qafë ku shkruhet: Qytetari i madh dixhital!/Ekskluzive.al