Një newsletter e shpërndarë në emër të të ashtuquajturit Komitet i Rithemelimit të PD-së ka akuzuar Lulzim Bashën se ka përdorur njerëz të armatosur pjesë e “vëllazërisë myslimanë në Tetovë”, për të penguar pushtimin e selisë nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.
Akuza e cila është më e rëndë për shqiptarët se sa për Bashën, bëhet në një kohë kur Berisha përpiqet të mbrohet para mbështetësve të tij se është në listën “non grata” të SHBA si “patriot”, ndërkohë lajmet e rrema që shpërndan njollosin shqiptarët e Maqedonisë.
Gazetarja Fatjona Mejdini i ka kërkuar Berishës dhe Komitetit rithemelues të distancohet nga kjo newsletter.
“Une nuk e di nëse në godinën e PD-së për të mbrojtur Bashën kishte shqiptare te Maqedonisë së Veriut apo Kosovës (këtë duhet ta percaktojë prokuroria), por ajo qe di eshte se patriotizmi eshte per konsum te brendshem. Botes jashte i dergohen newsletter, ku shqiptaret e Maqedonise percaktohen si ‘vllazeri myslymane’…. (Uroj te kete distancim nga keto neësletters, nese ato nuk jane zyrtarisht te derguara nga Komisioni i Rithemelimit te PD)”, shkruan ajo.
Newsletter u është dërguar partive popullore evropiane dhe një listë adrese në mediat e huaja të akreditura dhe të interesuara për Shqipërinë.