Pas 4 deputetëve që u betuan sot në Kuvend, Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, dhe Lefter Maliqit të PD-së në Berat, 5 emra të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.
Ata janë, Ediola Braha nga listat e LSI-së në Gjirokastër dhe Elda Hoti, në listën e LSI-së në Lezhë.
Braha ka qenë kryetare e LSI-së për Tepelenën, dhe dje ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion që mbante.
Edhe Edlira Hyseni, kandidate e LSI në qarkun Durrës, ka paraqitur pranë KQZ formularin e dekriminalizimit, që i hap rrugë marrjes së mandatit
Gjithashtu, kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, një ndër të cilat është Majlinda Halilaj në listën e Tiranës, dhe Ligoraq Karamelo në listat e PD-së në Korçë
Tashmë pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’iu dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve, pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.
Në këtë mënyrë shkon në 10 numri i kandidatëve për deputetë të cilët marrin mandatet ku 7 janë nga LSI dhe 3 nga PD.