Ditën e sotme Kuvendi ka miratuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të zëvendësojë KQZ-në. Mësohet se kreu i këtij Komisioni do të jetë Ilirjan Celibashi, i cili ka marrë 106 vota.
Partia Demokratike përjashtoi disa ditë më parë, ish-zv.kryeministrin, njëherësh ish-ministrin e Drejtësisë së qeverisë Berisha, Ilir Rusmaili nga gara për postin e Kryekomisionerit të KQZ-së së re dhe në këtë funksion maxhoranca ka zgjedhur sot Ilirjan Celibashin.
Ndërkohë që sot Ilir Rusmali është votuar si pjesë e strukturës së re të KQZ-së, ku ai do të jetë anëtar i Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Kuvendi votoi sot për Ilir Rusmalin, Elvi Lakon, Koli Belen, Elvis Çefën dhe Ledio Brahon, duke e miratuar listën në bllok me 105 vota pro, 5 kundër dhe 3 vota abstenim.
Sipas ligjit të ri për funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në rast se opozita dhe PD do të kenë ankesa gjatë procesit elektoral të 25 prillit, atëherë ata do të drejtohen pranë Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, që me gjasa do drejtohet nga Ilir Rusmali.
“Për zgjedhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”
Nga komisioni i posaçëm, në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ishin përzgjedhur:
Referuar përcaktimeve në Kodin Zgjedhor anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve zgjidhen në një listë të përbashkët.